Kush "ia preu" gjuhën Erion Veliajt?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për më shumë se 5 orë në SPAK.

Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm për dosjet që ka nën hetim SPAK-u dhe financimet e dyshimta të familjarëve të kryebashkiakut nga Bashkia e Tiranës.

Veliaj, nën akuzë nga SPAK-u, doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme i zbehur.

Ai nuk pranoi të flasë për gazetarët as kur hyri dhe as pasi takoi prokurorët e posaçëm, të cilët pak kohë më parë i quajti “kolegë”.

Tashmë që “kolegët” i treguan vendin, Veliajt “iu pre gjuha”.

Me kokën poshtë, u largua pa iu ndier zëri nga SPAK-u.

Thirrja e dytë në SPAK erdhi me urdhër të prokurorit të posaçëm Olsi Dado, i cili së bashku me Altin Dumanin udhëheqin hetimin. Olsi Dado është i njëjti prokuror që ka kërkuar kontrollet e BKH-së për 6 persona dhe 8 biznese të lidhura me Veliajn/ CNA