Mbyllja e TikTok/ Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, pas përfudnimit të mbledhjes së qeverisë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me mbylljen e TikTok. Muzhaqi u shpreh se qeveria ka ndërmarrë shumë nisma për ekipet e shkollave në sport, apo aktiviteteve në art e kulturë që fëmijët pas mësimit ta shpenzojnë kohën në aktivitete të frytshme. Ajo shtoi se qëllimi është që fëmijët të shkëputen sado pak nga mjetet teknologjike.

"Në fakt edhe programe të tilla si ai ekipeve sportive apo të tjera kanë qëllim që kohën pas mësimit fëmijët ta shpenzojmë në mënyrë produktive. Të shkëputen sado pak nga tabletat, ta kalojnë në një mënyrë produktive. Filtrat përpiqemi të rriten filtrat dhe kontrolli, kjo është e rëndësishme për fëmijët e vegjël por kërkon vëmendje nga të gjithë ne se për çfarë i lejojmë fëmijët tanë të bëjnë në kohë të lirë. Të shpenzohet koha në mënyrë produktive", tha Muzhaqi.