''Nuk është 5D por 5V'', Hoxha: Veliaj është i ngarkuar atje ku s'ka më të shkojë, është i djegur politikisht
Analisti, Poli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj është i ngarkuar atje ku nuk ka më dhe se është i djegur politkisht.
Hoxha: Politikisht kjo do të thotë shumë sepse imagjinohet deri pak kohë më përpara përveç pak mediave e dinin shumë mirë se do përfundonte kështu.
Akoma nuk ka përfunduar për mendimin tim kryebashkiaku, por gjithë pr, gjithë historia e Erion Veliajt jo vetëm ishte që duke përfshirë edhe opozitën Berisha brenda jo vetëm që nuk e mohonin se SPAK do të vepronte, madje shkonin deri aty që është kandidat për kryetar të PS nesër, etj.
Pamë edhe ato pamje të turpshme të zotit Veliaj që i shmangej gazetarëve, ai Veliaj që na ka pas bombarduar gjasme me punën e tij i cili çau rrethimin e gazetarëve i ndihmuar nga punonjës të bashkisë.
Nuk arrij ta kuptoj se në çfarë vendi të europës mundet që një kryeministër ti paraqesë popullit shqiptar me gjithë ato fakte që kanë dalë që për mua është vetëm një 10% që ky të jetë ende kryetar bashkie.
Që kryeministri ende të mos e shkarkojë.
Veliaj është përveç hetimit pasuror është për ‘’5D’’ fraksion, është për inceneratorin, është edhe për shembjen e teatrit.
Erion Veliaj është i ngarkuar atje ku nuk ka më ku të shkojë, është i djegur politikisht.
Meqë kishim kronikën e ‘’5D’’ është e njëjta skemë, nuk është 5D por 5V.
