VIDEO - SKANDAL/ Erion Veliaj presion “kolegëve”! Punonjës të Bashkisë dhe patronazhistët e tij “pushtojnë” SPAK-un
Që prej më shumë se dy orësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është thirrur nga ata që ai i cilëson si “kolegët e tij”, apo prokurorët e Posaçëm ku po merret në pyetje lidhur me hetimin e pasurisë së tij të nisur prej disa muajsh nga SPAK.
Por një situatë e paprecedentë po ndodh në oborrin e SPAK-ut, ku punonjës të IKMT-së dhe Policisë Bashkiake, por dhe patronazhistët e PS-së së Tiranës të rekrutuar nga Veliaj janë grumbulluar në mbështetje të kryetarit të tyre.
Por ky grumbullim duket si formë presioni ndaj asaj që po ndodh brenda zyrave të SPAK-ut, pasi Erion Veliaj rrezikon të merret edhe si i pandehur.
Nga ana tjeter, edhe perfaqesues te shoqerise civile kane ardhur ne mbeshtetje te SPAK-ut dhe thellimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut te akuzuar nga opozita per vjedhje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

DY ORË MË SPAK/ Çfarë po ndodh me Erion Veliajn? Gazetari zbardh detajet nga dëshmia e kryebashkiakut

