QASJE SATIRIKE/ "Më jepni një sanduiç... edhe një shishe ujë! Kam mbi 5 orë këtu, të fus diçka në bark se po më lënë leqet", Kolegët: Mbahu Erion! Miqtë që ta duan të mirën...
"Më jepni një sanduiç dhe një shishe ujë, të fus diçka në bark se po më lënë fuqitë" - Është kjo kërkesa e vetme që ka për "kolegët" Erion Veliaj, i cili po mbahet për drekë te SPAK-u këtë të enjte.
Leqet e kryetarit të Bashkisë duket se po e lëshojnë, por as burimet e lajmit nuk na e konfirmojnë dot nëse kjo vjen nga rënia e sheqerit, apo nga sikleti për të justifikuar lekët e tepërta të tironcve që iu gjetën te kafazi i Harabelit të Ajolës, apo te llogaritë e të vëllait.
Ajo që dihet është se kur kanë kaluar mbi 5 orë nga paraqitja e tij me çehre të çrregullt, emocionet e drejtësisë së re janë të forta, gjë që e reflektonte tek fytyra e nxirë pas seancës së sotme maratonë.
Dhe po të "njëjtat burime" thonë se kolegët e Veliajt e kanë inkurajuar me fjalët e Jovan Bregut: "Mbahu Erion! Miqtë që ta duan të mirën, edhe bëjnë nga këto anonimet"".
“Një ditë në një nga ato pemë do të varet si shembull”, kështu deklaronte kryeministri Edi Rama disa vite më parë për kryebashkiakun socialist të Tiranës, Erion Veliaj.
Nuk dimë të themi nëse paralajmërimi i kreut të PS-së, ishte ironi apo e vërtetë, por ajo që dihet është se Erion Veliaj, 6 vite pas asaj deklarate është në “lupën” e SPAK-ut.
Kryebashkiaku po përballet me probleme me drejtësinë, ku është vendosur nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa është i dyshuar si i përfshirë në disa afera si ajo e inceneratorit ekzistent të Tiranës dhe dosja “5D”.
Dhe paralajmërimi i Ramës se Erion Veliaj nuk e kishte të gjatë teksa shprehej se “padiskutim do të marrë goditjen e duhur” duket si profeci.
“Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet. Do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do të vazhdojnë të marrin goditjen e duhur, nuk diskutohet”, thotë Rama në një video që po qarkullon së fundi në rrjete.
View this post on Instagram


