Ditë e ngarkuar në SPAK/ Veliaj brenda prej disa orësh, paraqitet edhe denoncuesi i kryebashkiakut, Belind Këlliçi

Duhet se SPAK ka një ditë të ngarkuar sot, pasi përpos kryebashkiakut Erion Veliaj që është paraqitur në prokurorinë e posaçme, aty është futur edhe Belind Këlliçi.

Mësohet se Këlliçi mund të pyetet si person në dijeni për disa afera që ka denoncuar për bashkinë e Tiranës dhe Veliajn, teksa demokrati tha se do të flasë kur të dalë jashtë.