"Kryebashkiaku pas hekurave"- Kalaja: Hetimi me regji, por sido që të shkojë, Erion Veliaj e ka mbyllur. Do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të enjte në Strukturën e Posaçme para orës 9.00.

I veshur me të zeza dhe me një fytyrë që nxinte po aq të mbathurat e tij, Veliaj u shfaq kokë-ulur që pa hapur sytë te "kolegët" siç i quan ai vete, prokurorët SPAK… Në hyrje, Veliaj nuk pranoi të bëj komente për mediat.

Për të folur për këtë temë, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte avokatja Adriana Kalaja.

"Në dijeninë time është thirrur me cilësinë e personit nën hetim, jo të personit që pretendohej nga ai apo njerëzit që e mbështesin në media që sponsorizohen prej tij, pra si një person gjoja që ka dijeni për veprën penale, apo si një person që është thirrur për shkak të hetimit që bëhet ndaj bashkëshortes, Ajola Xoxa.

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Erjon Veliaj është vetë person nën hetim, ashtu sikundër janë edhe familjarët e tij dhe në fakt, megjithëse unë e përgëzoj edhe këtë hap shumë të vonuar të SPAK-ut, mendoj se sërisht hetimi po bëhet me regji.

Nëse kemi dyshime të arsyeshme, madje dhe prova përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, për pastrim parash, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm shpërdorim detyre, etj, familjarët e tij akuzohen si persona të lidhur me të.

Pra, nuk mund të filloj hetimi nga familjarët pastaj të shkohet tek Erion Veliaj. Ligji e parashikon shumë qartë, qoftë dhe ligji i konfliktit të interesit, se nëse ka abuzuar me fondet e Bashkisë Tiranë Arjola Xoxa, e ka dhënë okejin një herë Veliaj.

Pra, e ka konfirmuar veprën penale të korrupsionit, të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të pabarazisë në tendera, që Arjola Xoxa në kundërshtim me ligjin ka përfituar të ardhura.

Unë e them me garancinë më të madhe se përvecse politikisht Veliaj e ka mbyllur karrierën e tij. Por shumë shpejt edhe në statusin e personit të akuzuar, do të jetë shumë shpejt pas hekurave", u shpreh Kalaja.

Avokatja theksoi se SPAK dhe BKH-ja ka sekuestruar, jo vetëm celularët e Ajola Xoxës dhe vëllait të Erionit, Arbër Veliajt.

“Por ka sekuestruar dosje të tëra, dokumente dhe në zyrën tek “Harabeli” ka gjetur një shumë që shkon mbi 200 mijë euro”, u shpreh avokatja Adriana Kalaja.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATEN ADRIANA KALAJA NË “ORA NEWS”