VIDEO/ Muçollari: Drejtësia duhet të kishte vepruar me kohë ndaj Veliajt, tani e ka lëshuar Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 14:41
Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së PD-së përmes një interviste në Ora News tha se hetimet ndaj Veliaj janë të vonuar dhe vijnë me urdhër të Ramës.
Muçollari: Ajo që po ndodh sot në SPAK në një shtet të së drejtën duhej hetuar çdo krim ndaj shtetarëve dhe duhet të ndodhte më herët. Sot po ndodh përplasja sepse e ka lëshuar edhe Edi Rama. E gjithë beteja e opozitës për aferat në bashkinë e Tiranë s’ka sjellë lajmin pozitiv.
Duke qenë se Veliaj tashmë është i diskretituar dhe tashmë Rama po e lëshon si një kockë. Drejtësia duhej të vepronte qysh kur denoncimet e Belind Këlliçit. Jam i bindur se hetimi ka bekimin e Ramës se duhet të ndodhte shumë më përpara në shtetin e së drejtës.
