Shiste fishekzjarre në makinë, procedohet penalisht 46-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili është konstatur duke shitur lëndë piroteknike në makinën e tij. Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekzjarrës dhe kapsollash të llojeve të ndryshme.
Blutë bëjnë me dije se kanë shtuar masat për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike. Ndërkohë, bëjnë apel për të gjithë qytetarët që ta shmangim tregtimin dhe përdorimin e tyre pasi rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Njoftimi i policisë:
Masa të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Procedohet penalisht 46-vjeçari, sekuestrohet një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën “Ali Shefqeti” shërbimet e Komisariatit Nr.1, konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.
Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për këtë shtetas dhe materialet iu referuan Prokurorisë.
Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje , duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.
