I theu xhamin e makinës një shtetasi, procedohet penalisht 31-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 11:05
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. L., 31 vjeç, banues në Përmet, pasi ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetases A. J., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
-
Më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30, në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. L., 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.