EMRAT/ Mosbindja civile, lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 12:16
Janë liruar të 7 protestuesit e arrestuar për bllokimin e rrugëve.
Qytetarët ishin ndaluar nga policia gjatë mosbindjes civile të 23 dhjetorit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u bllokua qarkullimi i makinave në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit.
Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën e ‘detyrim paraqitje’ për personat e ndaluar, Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani, të cilët sipas policisë dhe prokurorisë ishin arrestuar për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim te punonjësve të policisë.
PROTESTA E OPOZITES
