Rikonstruktohet rruga e fshatit Luzat në Tepelenë, zhvillim turizmit rural
Në fshatin Luzat, njësia Qendër ka nisur puna për rikonstruksionin plotësisht të rrugës që lidh fshatin nga rruga nacionale Tepelenë – Gjirokastër deri në qendrën e fshatit.
“Ky investim vjen si mbështetje e pakushtëzuar e qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit falë edhe një iniciative mjaft të bukur në bashkëpunim me Fondacionin Kalo, për ta kthyer Luzatin në fshat të artit, projekt i paaplikuar më parë në Shqipëri dhe që i hap rrugë një tjetër lloj turizmi për zhvillimin rural”, bën të ditur bashkia Tepelenë në një postim në rrjetet sociale.
Sipas bashkisë, gjatësia e rrugës është 1500 metra dhe përfshin ndërhyrje të plotë në përmirësimin e shtresave asfaltike dhe rikonstruksionin e segmenteve që janë aktualisht me beton ose çakëll.
Bashkia Tepelenë vijon punën për rikonstruksionin e rrugëve në zonat rurale.