Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan
Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku një 69-vjeçar këmbësor, u përplas për vdekje nga automjeti i një 23-vjeçari. Ndërkohë mësohet se Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin e mjetit, përgjegjësi për aksidentin tragjik.
Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 persona të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, teksa njëri prej tyre u përplas dhe me një makinë tjetër në Prrenjas.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital. . .
-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
