Gjendet i pajetë një person në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 10:14
Një person është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.
Sipas kalimtarëve viktima rreth 50 vjeç flinte herë pas herë pranë Pallatit të Sportit.
50-vjeçari, njihet si endecak, dyshohet se ka humbur jetën nga i ftohti, ndërsa nga informacionet paraprake nuk raportohet për shenja dhune.
