EMRAT/ Goditën me sende të forta 29-vjecarin, arrestohet shtetasi, në kërkim kushuriri i tij
Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kristjan Doda., 29 vjeç dhe Pjetër Pjetri, 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit Pjetër Pjetri, shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi Pjetër Pjetri dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi Pjetër Pjetri. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi Kristjan Doda ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.
Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.