Përgatitjet e Vitit të Ri/ Luzi: Trafiku në Tiranë i rënduar në çdo segment
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte eksperti i rrugores Arben Luzi, për të folur për trafikun e rënduar gjatë fundvitit në kryeqytet.
"Ne jemi të ndërgjegjshëm që fundviti ka ngarkesën e tij. Çdo familje do të gëzoj, do të kaloj një darkë me familjen dhe kështu që bëhen përgatitjet. Që nga mishi, nga gjelat e detit, por gjithsesi të gjithë jemi në blerje në markete, nëpër tregje dhe këtu lëmë dhe orenditë shtëpiake që ti blejmë me ulje në fundvit. Shtohet numri i përdoruesve të rrugës në rolin këmbësor. Shtimi i tyre në këto rrugë sjellë për pasojë trafik, se duke mos pasur vendkalime këmbësorësh të mirëfillta, që të jenë pa penguar fluksin e lëvizjes së mjeteve, ne kemi mbetur tek ato me vija të bardha, dhe në çdo vendkalim këmbësorësh vendosim një semafor. Një semafor do 30-40 sekonda për këmbësorët. Trafiku në Tiranë i rënduar në çdo segment", u shpreh Luzi.
