Hileja mbi zonat e Mbrojtura/ Shehu: U përdor një draft i parë për konsultim dhe u votua një version tjetër

Bashkëthemeluesja e AOS, Besjana Shehu e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ku qendron hileja në projektligjin për zonat e mbrojtura.

Shehu theksoi se u përdor një draft i parë për konsultim dhe më pas u votua një version i dytë.

Shehu: Nuk jam e lumtur për produktin që jam këtu.

Për këtë proces që nuk është ndjekur ashtu siç duhet.

Pak a shumë si sot viti, në nëntor të 2023 u paraqit pranë parlamentit një kërkesë e 12 deputetëve të mazhorancës që në thelb kërkonin rishikimin e zonave të mbrojtura.

Pra ishte ky projektligji që kërkohej rishikimi i ligjit të zonave të mbrojtura sepse sipas këndvështrimit të tyre ligji ishte shumë i ngurtë.

Pra nuk adresonte ato interesa qofshin këto investime apo interesa ekonomike e financiare nga pas nuk i adresonte ose nuk i linte mundësi instancave qendrore ose lokale që të manovronin në këto hapësira që ne i quajmë të shenjta pra që është ligji i zonave të mbrojtura.

Filluan procedurat e konsultimit publik dhe që aty filloi çedimi.

Pastaj vjen Këshilli i Ministrave që paralelisht po punonte me një version të dytë, për këtë të dytin nuk kishte fare hapësirë dëgjimore.

Kështu që ky automatikisht u votua me ato 74 votat pro në ato 7 minuta.

Në këtë draft të dytë nuk ngeli ministri e linjës pas shprehur atë ‘’wish list’’ për infrastrukturë e resorte.

Përdorim këtë draftin e parë sikur po i konsultojmë edhe shkojmë me një version tjetër.