Kryebashkiaku i Maliqit shtron tryezën para Altarit të Kishës, bashkë me priftin
Një ngjarje e pazakontë dhe e denoncuar nga besimtarët si e papranueshme, ka ndodhur në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq, ku një tryezë “me të ngrëna e të pira” është shtruar pikërisht para Altarit të Kishës.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, së bashku me figura të tjera lokale të PS-së dhe priftin e zonës, Koçon.
Në denoncimin e bërë publik për “JOQ”, qytetarët shprehen të indinjuar për atë që e quajnë “përdhosje të simboleve fetare”. Sipas tyre, shtrimi i tryezës në një vend të shenjtë si Altari i Kishës është një akt i papërgjegjshëm dhe fyes për besimtarët.
Në foto të publikuara, nga e majta në të djathtë identifikohen:
A. Azo – drejtues i Njësisë Administrative Pojan
Xhaferi – kryetar i PS Pojan
Fevri Sherifi – ish-kryetar i PS Pojan
Gëzim Topçiu – kryetar i Bashkisë Maliq
Eridjon Rustem – nënkryetar i Bashkisë Maliq
Koço – prifti i Pojanit
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në komunitet, ku shumë e kanë cilësuar këtë veprim si një mungesë respekti ndaj simbolikës dhe shenjtërisë së kishës.
Deri më tani, as Bashkia Maliq dhe as kisha lokale nuk kanë dhënë një reagim për këtë ngjarje.
Banorët dhe besimtarët lokalë kërkojnë sqarime dhe përgjegjësi për këtë akt, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.


