Sherr mes dy personave, të shtëna me armë zjarri në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 18:59
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Nga burime për mediat, mësohet se dy persona kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pas një konflikti për motive banale në një lokal të zonës.
Deri në këto momente, nuk raportohet për të lënduar.
