Besimtarët “shembull” politikanëve me mesazhe për paqe e mirësi
Qytetarët shqiptarë, të mbledhur në Kishat dhe Katedralet Katolike e Ortodokse, bënë thirrje për heqjen e gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e paqes, harmonisë dhe begatisë në shoqëri. Harmonia fetare dhe bashkëjetesa mbeten vlera të ruajtura me fanatizëm, ndërsa Krishtlindja festohet me lutje dhe drekën tradicionale familjare.
“Paqe dhe dashuri për njëri tjetrin se na ka ikur”
Kjo është kërkesa për politikanët shqiptarë pas një viti me zhvillime dhe retorike të ashpër, nga qytetarët në festën e Krishtlindjes dhe në prag të ndërrimit të viteve.
“Gëzuar të gjithë katolikë e ortodoks, e një vit të mbarë!”
“Doja t’iu uroja që të keni njëvit sa më të mbarë dhe me frymën e zotit!”
“Të kenë zemrën më të gjerë edhe mbarësi, fat e shëndet në familje! Vetëm fjalë të mira.”
Me qirinj në duar e disa të tjerë me simbolet e besimit që i përkasin, Besimtarë të shumtë iu drejtuan Kishave dhe Katedraleve Katolike e ortodokse në të gjithë vendin
Thonë se u lutën për paqe, mirësi, begati e shëndet jo vetëm në familjet e tyre.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve Shqiptarëve! Dëshiroj të kem një vit sa më të mbarë.”
Treguan ritualet dhe ndjesitë e festës në kohë të ndryshme
“Me familjen gëzojmë, qeshim.”
Konfirmuan se harmonia dhe bashkëjetesa fetare janë vlera që ruhen e përcohen me fanatizëm
“Sot është ditë e shenjtëpër të gjithë shqiptarët, jo vetëm për të krishterët, ortodoksë e katolikë. Sepse 25 vjetori quhet lindja e krishtit. Krishti nuk ishte vetëm I të krishterëve, por I tëgjithë njerëzimit. Lindi drita, lindi shpresa. Gëzuar të gjithë shqiptarëve!”
Pas ceremonive fetare, festa e Krishtlindjes vijon me drekën tradicionale që bën bashkë familjet.
