Vr*u burrin me sëpatë/ Kërkohet ekspertim psiqik për përgjeshmërinë e gruas, Elvira Tahiraj

Prokuroria e Sarandës, ka caktuar ekspertë psikiatër me qëllim kryerjen e ekspertimit mbi përgjegjshmërinë ligjore të veprimeve kriminale, që ka kryer Elvira Tahiraj.

Gruaja që një ditë më parë vrau bashkëshortin e saj në fshatin Metoq të Sarandës, ka shfaqur paqwndrueshmwri dhe përë këtë shkak edhe është mjekuar në spitalin e Sarandës, ku prokuroria është njohur me kartelën mjekësore.

Vendimi për caktimin e ekspertëve është marë nga grupi i hetimit, pasi gjatë marjes në pyetje, autorja e krimit, ka pranuar se kishte vrarë burrin, por ka dhënë disa versione jo të qëndrueshme mbi mënyrën dhe mekanizmin e vrasjes së Llazar Tahiraj.

Përmes kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë shkencërisht nëse është e përgjeshme ligjërisht ose jo. Në rast se gruaja e arrestuar nga policia e Sarandës, do dalë e papërgjeshme për veprimet e kryera, atëherë përmes një kërkese të dytë prokuroria do kërkojë masën e shtrimit të detyrueshëm në spitalin psikiatrik.

Pritet që ditën e nesërme, Elvira Tahiraj, të dali para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë që do caktojë trupi gjykues.

Çifti Tahiraj, jetonin së bashku në fshatin Matoq të Sarandës por dy ditë më parë gruaja vrau me sëpatë burrin e saj, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpi.