Agravohet protesta te rruga e Elbasanit, policia dhunon Xhelal Mziun, gjakoset në dorë

Deputeti demokrat Xhelal Mziu është dhunuar nga efektivët e policisë ditën e sotme.

Gjatë protestës te rruga e Elbasanit, Mziu ka deklaruar se një efektiv policie e ka gjuajtur me skafandër në dorë. 

Pas dhunimit, Mziu ka thënë se është gjakosur në dorë. 

"Po rrinin, erdhi turma e policëve dhe njëri me skafandër më goditi me skafandër dhe më qau dorën. Thjesht duke ndenjur për të larguar turmën me urdhër të kryepolicit, kryehajdutit, policit na goditi me skafadër."