FOTO–LAJMI/ Ajola Xoxa lë SPAK-un, pas 3 orësh dëshmie për pasurinë para “kolegëve” të të shoqit, Erion Veliaj

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë pak minuta më parë nga ambientet e SPAK-ut, pas qëndrimit të saj prej afri tre orësh,m ku përballë prokurorirëve të posaçëm ka dhënë dëshminë  esaj lidhur me pasurinë e bashkëshortit kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj.

Xoxa është paraqitur këtë të hënë në SPAK në cilësinëe personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro viti ndaj Veliajt, ndërsa kujtojmë se familja e Erion Veliajt është vënë në hetim pasuror të dyshuar për krijimin e skemave të pastrimit të parave.

Vetë kryebashkiaku Veliaj e ka përgëzuar punën e atyre që i cilëson si kolegë, ndërsa ka kundërshtuar kontrollin e pak javëve më parë të banesës të tij dhe të të vëllait Arbër Veliaj, e po ashtu edhe në zyrat e qendrës “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.

Në këtë kontroll Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës iu sekuestruan telefonat celularë dhe një shumë e konsiderueshme prej qindra mijëra eurosh që iu gjetën Xoxës në zyrë.

FOTO–LAJMI/ Ajola Xoxa lë SPAK-un, pas 3 orësh dëshmie
Në foto: Ajola Xoxa duke dalë nga SPAK-u

VIDEO/ Ajola Xoxa në SPAK, Erion Veliaj ia mbath nga Bashkia me kapuç në kokë dhe valixhe në dorë