Këlliçi nga protesta për 'Ora News': Edhe po të duan, e kanë të pamundur të mbrojnë Veliajn
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës për Ora News u shpreh se protesta do të vijojë dhe se me Veliajn kemi një betejë ‘dhëmb për dhëmb’.
Këlliçi: Ne do të vijojmë qëndresën tonë këtu.
Protesta do të vijojë.
Jemi duke monitoruar edhe zhvillimet më të fundit në raport me bashkëshorten e kryetarit të ‘5D’ dhe inceneratorit të Tiranës e cila ndodhet në SPAK.
Presim që të ketë zhvillime të shpejta.
Ne protestën do ta mbajmë për tre orë. Protestuesit janë paqësorë.
Ne betejën e kemi me njeriun politik Erion Veliajn.
Me njeriun që vjedh në mënyrë të përditshme taksat e qytetarëve të Tiranës.
Me politikanin Veliaj ne e kemi betejën dhëmb për dhëmb.
Edhe të duan ta mbrojnë e kanë të pamundur të mbrojnë Erion Veliajn.
Provat dhe faktet janë aty.
