VIDEO/ Erion Veliaj në drejtim të paditur nga protesta e opozitës, policia merr në mbrojtje Bashkinë
Menjëherë pa mësimit të lajmir se Ajola Xoxa po jep dëshminë e saj në Prokurorinë e Posaçme mbi hetimin e pasurisë së bashkëshortit të saj, Erion Veliaj, kanë nisur dhe lëvizjet në Bashkinë e Tiranës.
Fillimisht ishte kryebashkiaku Veliaj ai që u pa duke dalë me shpejtësi nga zyra e tij për t’u larguar në drejtim të paditur, kjo pasi nuk ka informacion nëse ai ka shkuar në banesë apo në SPAK, aty ku bashkëshortja e tij prej pak orësh po rrëfen historinë familjare të vënies së pasurisë.
Dhe pasi u largua, jo me biçikletë, por me autoveturën e tij luksozë, në vend të Erion Veliajt u shfaqën një numër i madh policësh, të cilët në kuadër të masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita pasditen e sotme, morën në mbrojtje pikërisht Bashkinë e Tiranës.

