VIDEO/ Berisha i bashkohet protestës, pritet me ovacione te rruga e Elbasanit: Asgjë s'i pengon demokratët. Edhe në Beograd...

Opozita nis protestën në Tiranë pjesë e asaj që e quan mosbindje civile për të plotësuar kushtin për ngritjen e qeverisë teknike.



Opozita ka bllokuar 5 nyjet kryesore,  rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Protesta po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve të cilët të indinjuar i bijnë borive, ndersa nuk kane munguar thirrjet e policise per te liruar rruget.

Ndersa kryedemokrati Sali Berisha i bashkohet protestës, pritet me ovacione te rruga e Elbasanit.

"Asgjë s'i pengon demokratët", tha Berisha. 

Fjala e Berishës:

Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre. Sot një nga ditët një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë.

Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit.

Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka. I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën.

I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

VIDEO -LIVE/ Opozita në protestë, "paralizohet" Tirana