Tensione në protestë/ “Pse më shtyni”, Xhixho përplasje me policinë
Nisin tensionet në protestën e opozitës mes qytetarëve që kanë bllokuar rrugët dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Në sheshin Wilson, Pallatin me Shigjeta, Bashkia e Tiranës dhe Zogu i Zi, policia ka ndërhyrë për të larguar nga rruga protestuesit, ndërkohë që ka pasur shtyrje mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Deputetë të opozitës akuzojnë Policinë se po përdor forma dhune kundër protestuesve. Madje forcat e rendit nuk kanë nguruar të përdorin forcën edhe ndaj deputetëve, përfshi edhe atë të PL-së, Erisa Xhixho.
“Pse më shtyni, pse toka e Edi Ramës është kjo?”, i drejtohet Xhixho një punonjësi policie, ndërsa uniformat blu kanë ndërhyrë forcërisht.
Gazment Bardhi, kreu i Grupit parlamentar të PD-së, akuzoi policinë se po provokon qytetarët. “Ka një tentativë të policisë për të dhunuar qytetarët. Po shkelin të drejtat Kushtetuese, po dhunohen qytetarët për të mos i lejuar të ushtrojnë të drejtat e tyre për të protestuar”, tha Bardhi.
VIDEO- LIVE - NDIQNI PROTESTËN E OPOZITËS

