Protesta e opozitës, incidente tek sheshi ''Wilson'', protestuesit përplasen me policinë

Partia Demokratike po mban protestën e radhës, në pesë pika kryesore të Tiranës.

Policia fillimisht kishte bërë thirrje që protestuesit të mos bllokojnë makinat, duke krijuar kështu trafik të rënduar.

Ndërsa, mësohet se protestuesit janë përplasur me policinë te sheshi Wilson.

Edhe në këtë pikë, si në të tjerat, protestuesit kanë bërë që trafiku të rëndohet në kryeqytet.