“Dimër i vështirë për Veliajn”/ Paralajmëron Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 17:49
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Berisha tha në protestën e opozitës se Rama dhe Veliaj do të kalojnë një ditë të vështirë.
“Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës edhe për padronin e Beogradit. Demokratët e mbledhur nga 4 anët e vendit kanë ardhur në Tiranë. Përshëndes qytetarët e Tiranës. Kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari shqiptar. Nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, u shpreh ai.
