VIDEO/ Policia e lëshon dorën me protestuesit/ Shefi i këshillon të mos gjuajnë, civilët bëjnë shoqërime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 19:14
Nuk ndalen incidentet gjatë protestës së opozitës të thirrur sot në orën 17:00 në atë që ata e quajnë si mosbindje civile.
Një grup protestuesish janë përplasur me policinë, teksa këta të fundit nuk e kanë kursyer dhunën ndaj protestuesve.
Njëri prej tyre dëgjohet disa herë të thotë që të mos qëllojnë, ndërsa një protestues është marrë nga policia dhe është shoqëruar nga 2 civilë.
