Digjet një banesë në Shkodër/ Zjarrfikësit në vendngjarje, nuk raportohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 14:26
Një banesë private në afërsi të shkollës pyjore është përfshirë nga flakët në Shkodër.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
