Tre etapa të “Giro d’Italia” në Shqipëri, Bellino: Promovim i vendit, rritje e turizmit

Paolo Bellino, CEO i RCS Sport deklaroi sot se, “Giro d’Italia”, në Shqipëri do të sjellë edhe rritje të turizmit.

Në konferencën e prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet majin e ardhshëm në Shqipëri, ku ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Bellino u shpreh se, kishte disa vende që ishin të interesuara për nisjen e madhe të “Giro d’Italia” 2025.

Bellino falënderoi kryeministrin Edi Rama se pse theksoi ai, “na ka bindur , jo thjesht vendi juaj, jo vetëm organizimi dhe entuziazmi, por na ka bindur jashtëzakonisht shumë entuziazmi dhe forca e tërheqjes se kryeministrit Rama, sepse me të vërtetë na ka përfshirë në një rrugë vendimmarrëse ku nuk mund t’i thuhej dot jo”.

Bellino tha se, kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të treguar pamje te mrekullueshme të Shqipërisë.

“Besoj se kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë, vendi juaj është gjithmonë në rritje dhe shpresoj që do të jetë një mundësi shumë e madhe shikueshmërie për botën, sepse çiklizmi është sporti më i mirë për të treguar, jo vetëm një rrugë çiklistike, por edhe vendin mikpritës. Pra është rrëfimi i të gjithë Shqipërisë dhe do të kemi pamje të mrekullueshme”, tha ai.

Ai theksoi se etapat do të jenë më 9 deri 11 maj.

“Duhet të jemi këtu më 9 dhe 11 maj. Më 13 janar do të prezantojmë të gjithë ‘Xhiron e Italisë’ dhe do të qëndrojmë në Shqipëri për 1 javë.

Kemi 3 etapa, por gjithë karvani i çiklistëve do të jetë këtu për 7 ditë, sepse ne lëvizim 3 mijë persona. Pra do të kemi me të vërtetë shumë njerëz, shumë mundësi”, tha ai.

“Shpresoj tek dielli dhe tek gëzimi i shqiptarëve sepse shpresoj që të dalin në rrugë dhe të bëjnë tifozllik sepse kjo është ‘Xhiro e Italisë, është një spektakël i çmendur”, u shpreh Bellino.

Ai shtoi se, janë 3 etapa  shumë të bukura dhe shumë të spikatura edhe nga pikëpamja turistike.

“Mendoj që këtu në Shqipëri do ta kuptoni që kemi një lidhshmëri shumë të madhe sepse pas “Xhiros së Italisë” do të kemi një rritje të pranisë turistike me të vërtetë shumë të rëndësishme dhe gjithashtu edhe mundësinë për të rritur profesionet e ndryshme”, tha ai.

Bellino theksoi se, “nuk është vetëm deti, por edhe pjesa e brendshëm e vendit. Ka vende shumë të bukura për t’u vizituar. Pra do të ketë rritje edhe në ta ardhmen, por në fillim do të jetë një festë e madhe për të gjithë”..

Etapa parë do të jetë më 9 maj nga Durrësi në Tiranë 164 km me internerar, Durrës, Bishqem Fushë, Papër, Gracen, Surrel dhe Tiranë.

Etapa e dytë do të jetë 13.7 km në rrugët qëndro qendrore të Tiranës.

Etapa e trettë do të jetë në qarkun Vlorës 160 km, me intinerar përgjatë rrugës së Lumit të Vlorë, më pas Porto Palermo, Himarë, qafa e Llogarasë për të përfunduar në Vlorë.