Reshjet e dëborës mbuluojnë bypassin e Murrizit, vështirësi në qarkullim! Policia Rrugore apel qytetarëve: Përdorni goma me zinxhirë

Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë mbuluar bypassin e Murrizit, teksa është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. 

Mjetet borëpastruese ndodhen në terren për siguruar qarkullim pa probleme. Megjithatë, poblematike situata mbetet në anën e Tiranës në fshatin Bastar Murrize ku për shkak të rrugës malore, shumë automjete e kishin të vështirë lëvizjen.

Policia Rrugore këshillon të gjithë qytetarët që do të lëvizin në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër nëpërmjet rrugës së Arbrit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, pasi në orën në vijim situata mund të përkeqësohet.

Mësohet se aktualisht reshjet e dëborës janë me intensitet të lartë, ndërsa ulja e temperaturave mund të shkaktojë edhe prezencë të akullit në rrugë.