Osmani: Reshjet pritet të intensifikohen, dëbora në zonat malore do shkojë deri në 40 cm

Meterologu, Akil Osmani në një intervistë në Ora News u shpreh parashikohet që me kalimin e orëve reshjet të bëhen akoma me intensitet akoma më të lartë.

Osmani: Parashikohet që me kalimin e orëve reshjet të bëhen akoma me intensitet më të lartë duke bërë që gjatë orëve të mesditës dhe pasditës të kemi rebeshe shiu me intensitete mesatare dhe lokalisht të larta.

Zonat të cilat do të kenë edhe reshje të cilat do jenë edhe më të konsideriueshme janë zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore por po ashtu edhe zonat qëndrore herë pas here.

Gjatë mbrëmjes priten që këto reshje të fokusohen në zonat jugore.

Në zonat malore do jenë prezente reshjet e dëborës në orët e pasdites dhe në mbrëmje.

Në zonat e thella malore pritet të kemi një trashësi të dëborës e cila do shkojë edhe në 40 cm.