Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec, shkaku dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike

Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka aktivizuar flakët.

Ekipet e zjarrfikësve janë aktualisht në vendngjarje, duke punuar për të izoluar zjarrin, pasi magazina ndodhet afër një banese.