Reshje të dendura shiu në Fier/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve, probleme me energjinë në zonën e Frakullës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 10:56
Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit.
Aktualisht reshjet po bien me instensitet të lartë, ndërsa nuk raportohet për dëme apo përmbytje.
Megjithatë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
Probleme me energjinë elektrike raportohet vetëm në zonën e Frakullës, ndërkohë grupet e punës ndodhen në terren për të mundësuar rikthimin e saj.
