Makina e djegur në Pogradec në pronësi të një ish-shefi Krimesh, dëshmia: Nuk kam konflikte

Një automjet u përfshi nga flakët dhe dy të tjera u dogjën pjesërisht. Ngjarja ndodhi në Pogradec, ndërsa makina ishte e parkuar.

Mësohet se automjeti që u përshi nga zjarri ishte në pronësi të një ish-oficeri Krimesh në Pogradec. Sipas burimeve shtetasi Leonard Dervishllari kishte ditë që nuk e kishte lëvizur automjetin e tij dhe ishte parkuar para banesës.  Paraprakisht policia sqaron se zjarri është aksidental por po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po vazhdon ende me hetimet duke marrë gjithashtu edhe deklaratën e Dervishllarit. Në deklaratën që ai ka dhënë ka sqaruar për policinë se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon te asnjë njeri përveç të tjerash ai është shprehur se nuk dyshon që zjarri të jetë i qëllimshëm. Kujtojmë se së bashku me mjetin e ish oficerit të policisë u dogjën pjesërisht edhe dy mjete të tjera të parkuara afër tij.