“Mamografia falas çdo muaj”, Koçiu: Parandaloni kancerin e gjirit, jo vetëm në tetor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues drejtuar grave.

Një rikujtesë për të gjitha zonjat dhe gratë që të tregojnë kujdes për veten dhe shëndetin e tyre, në çdo periudhë të vitit.

Ministrja Koçiu bën thirrje që ato të “mos i dorëzohen inercisë”.

“Disa këshilla praktike që gjithsecila mund të përpiqet t’i kthejë në pjesë të rutinës. Jo vetëm në tetor, kujdesu për veten dhe parandalo kancerin e gjirit”, thekson Koçiu në postimin e saj.

Ministrja Koçiu është shprehur më herët, se gjatë muajit tetor janë realizuar “12 701 mamografive falas për depistimin e kancerit të gjirit.

Kjo mundësi do të jetë e disponueshme çdo muaj, me një qark të dedikuar për mamografi pa nevojë për referim, për të siguruar akses të vazhdueshëm për gratë”.