VIDEO/ Prishtina si pjesë e fushatave! Kurti pyet Ramën: Po Berisha e Meta do garojnë në zgjedhje? Rama: Po mo, nuk i...
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 20:48
Të tjera pamje vijnë nga Prishtina, ku gjatë rrugëtimit për në godinën qeveritare të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti interesohet tek kryeministri Edi Rama për zgjedhjet në Shqipëri.
Dhe kurioziteti i tij ishte tek çështja e Ilir Metës dhe Sali Berishës, dhe a do të jenë ata pjesë e garës në zgjedhjet e 11 majit.
PJESE NGA BISEDA

Alibini pyet Ramën: Po Berisha dhe Meta do garojnë në zgjedhje
Rama: Po mo, s’i pengon asgjë!
Dhe kjo bisedë sado e shkurtër fakton atë që përflitej këto ditë në media, se të dy mazhorancat po e përdorin për kredo politike takimin e dy parlamenteve shqiptare në Prishtinë për fushatat e tyre respektove zgjedhore, ku siç dihet Kosova do të votojë në shkurt dhe tre muaj më pas, zgjedhje do të mbahen edhe në Shqipëri.
