VIDEO/ "Protestë solidarizimi me Shqipërinë" - Shqiptarët e Londrës marshojnë para ambasadës në 23 dhjetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 18:50
Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se në datë 23 dhjetor ora 15:30, shqiptarët e Britanisë së Madhe do të marshojnë në një protestë solidarizimi me shqiptarët e Shqipërisë, të cilët po në 23 dhjetor ora 17:00 do të protestojnë në Tiranë kundër narkoqeverisë së Edi Ramës.
‘23 dhjetor, ora 17:00 marshojmë në Tiranë! 23 dhjetor, ora 15:30 Ambasada Shqipërisë Londër, 33 St. George’s Drive, London, SË1V 4DG’, thuhet në njoftimin e bërë publik në Facebook-un e PD-së.
Postimi i plotë:
Protestë solidarizimi me Shqipërinë kundër qeverisë kriminale të drejtuar nga krimi!
23 dhjetor, ora 17:00 marshojmë në Tiranë
23 dhjetor, ora 15:30 Ambasada Shqipërisë Londër, 33 St. George’s Drive, London, SË1V 4DG
