“Sherri” për votën e buxhetit në Shkodër/ PS e PSD përplasen me opozitën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 16:38
Në ketë mënyre u miratua buxheti i bashkisë Shkodër për vitin 2025. Socialistet dhe socialdemokratet bashkuan votat ndërsa opozita kundërshtoi duke ironizuar votimin e tyre me këngët kushtuar diktatorit.
Prezantimi i investimeve të realizuara dhe atyre që janë të projektuara për vitin e ardhshëm, nga ana e kryebashkiakut Beci, u shoqërua me kundërshtinë e demokrateve të cilët kërkuan replike por nuk u lejuan.
Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve ndërkombëtarë, janë në proces investimi në Shkodër rreth 45 milionë euro investime kapitale qe përfshijnë infrastrukturën, shkolla, muze, rikualifikim lagjesh, ndriçim publik dhe parkingje.