Takimi Rama-Kurti, nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Në Prishtinë u mbajt sot seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Takimin e hapi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili u shpreh se kjo është seanca e parë që mbahet në Prishtinë si bashkim mes dy kuvendeve.
Ai në hapje të seancës ftoi të pranishmit të ngrihen në këmbë për ekzekutimin e dy himneve kombëtare.
Në këtë seancë mbajtën fjalën e hapjes kryetarët e dy Kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca.
Fjalën përshëndetëse në fund e mbajtën edhe dy kryeministrat, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas seancës dy kryeministrat Rama dhe Kurti raportohet se kanë pasur një takim mes tyre.
Burime për Ora News bëjnë me dije se në takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.
