Deputetët shqiptarë dhe kosovarë mblidhen në Prishtinë, Alimehmeti: Pjesë e fasadave të përhershme

Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, e cilësoi takimin e përbashkët të kësaj të premte mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Prishtinë, pjesë të fasadave të përhershme.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Alimehmeti u shpreh se nëse do të ketë ndërhyrje të Shqipërisë në politikën e brendshme të Kosovës, atëherë ajo duhet të jetë në favor të kësaj të fundit, dhe jo në favor të Serboisë, siç ka bërë deri më tani qeveria “Rama”.

“Fasadat e zakonshme për të prodhuar një lajm, për të thënë a thua se çfarë bënë.

Nëse qeveria e Shqipërisë do të ishte realisht në krah të qeverisë shqiptare të Kosovës, atëherë ne nuk do të kishim çështje që i kemi parë si përplasje për Ballkanin e Hapur me Procesin e Berlinit; nuk do ta kishim parë kryeministrin tonë në krah të Vuçiçit, por do ta kishim parë në shoqërinë e kryeministrit të Kosovës.

Dhe nëse do kishte bashkëpunim, do kishim parë dhe zbatimin e marrëveshjeve ytë përbashkëta mes dy qeverive, pasi bashkëpunimi fasadë ka nisur prej kohësh dhe nuk do të kishim parë kryeministrin shqiptarë duke shitur shqiptarët e Kosovës nëpër Evropë”, u shpreh ndër të tjera Ilir Alimehmeti.

NDIQNI MË POSHTË INTERVSTËN E PLOTË ME ILIR ALIMEHMETI NË “ORA NEWS”