Topalli vijon turin në Diasporë/ Takim me shqiptarët në Venecia

Drejtuesja e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, po vijon turin e saj të takimeve me emigrantët shqiptarë. Takimin e radhës, Topalli do ta zhvillojë të dielën, më 22 dhjetor në orën 11:00 në Venecia.

Ish-kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të rrëzuar regjimin. Ajo e ka cilësuar votën e emigrantëve tejet të rëndësishme për PD-në, për kontributin dhe sakrificat që kanë bërë ndër vite.

“Kjo ditë është një thirrje për të mos harruar rrugën e vështirë që kanë kaluar mijëra shqiptarë. Një thirrje për të nderuar sakrificat e tyre dhe për të mos harruar kurrë rrënjët tona, kulturën tonë dhe ëndrrën për një Shqipëri më të mirë. Për të gjithë shqiptarët kudo në botë: Ju jeni drita dhe fuqia jonë!”, shkruante Topalli në një nga postimet e saj të mëparshme.