Hetimet në bashkinë e Tiranës, Kalaja: Të gjitha fijet e vjedhjeve kanë emrin e Erion Veliajt. Nëse mendon se i janë mbyllur çështjet, e ka gabim

Avokatja Adriana Kalaja ka qenë e ftuar në Syri TV në edicionin e pasdites me gazetarin Arnold Karriqi.

Adrian Kalaja: "Në informacionet që ne kemi edhe çështja 5D ka kaluar me fraksion. Pra në qoftë se Veliaj mendon se i janë mbyllur çështjet e ka gabim. Dhe unë dua në fakt të sqaroj publikun se hetimi pasuro nuk fillon vetvetiu.

Pra, ka një problematikë në disa dosje dhe e gjithë kjo problematikë e bashkuar ka bërë që vetë SPAK-u të krijojë një dosje me vete që është ajo e hetimit pasuror.

Dhe duke qenë se në fillim u caktuar prokurori Olsi Dado për të cilin ne si PD kemi kërkuar në mënyrë sistematike që të jepet informacion nga SPAK-u a po i bëhet presion këtij prokurori nga Erion Veliaj dhe njerëzit afër tij sepse kemi të dhëna se edhe prokurori ne shumë raste nuk po ecën ashtu siç duhet po e ngadalëson situatën, duhet të merrte masa me kohë, këto që ka marrë tani dhe mbas disa kohesh në dosjen e hetimit pasuror është bashkuar edhe kreu i SPAK Dumani.

Kështu që hetimi pasuror nuk është e palidhur me dosjet e tjera dhe këtu unë ne fakt doja të kujtoja publikun. Tha se nuk u hap dera se nuk kishte vendim gjykate doli te nesërmen e hodhi një lumë sharjesh për Sali Berishën dhe PD. Sepse edhe për vjedhjet që ka bërë Veliaj, “Fajin e ka Saliu”.

Nga ana tjetër si PD e deklaruam se ka një anikmim në gjykatë për vendimet e gjykatës, atëherë si nuk paska vendim gjykate kur bën një ankimin. Ka sekuestrim të shumë provave, shume aparateve celulare dhe shuma parash...

Kështu që sa do të përpiqet një x prokuror për ta lënë zvarrë këtë histori nuk mundet dot sepse ne kemi thënë se të gjithë fijet e korrupsionit kanë emrin e Erion Velijat.

Tani Edi Rama po hapën edhe një pus tek shtëpia e tij në Surrel. Pasi siç duket ka frikë se do ta helmojë Erion Veliaj. Rama duhet të na shpjegojë sondat dhe se si e vodhi pronë".

PROTESTA ANTI-VELIAJ SOT TE BASHKIA E TIRANES