“Thikë pas shpine” Bardhi-Ramës në Kuvendin e Kosovës: Vëllain ta këshillosh ne shtëpi, jo në publik se e ke lënduar
"Mund te flisja gjate për atë se çfarë ka ndodhur ne Shqipëri gjate 10 viteve te fundit, por ky nuk është as vendi dhe as rasti. Ne kemi një traditë që vëllaut nuk ia them as kritikën e as këshillën në publik, por ia themi kur jemi vetëm e me zë të ulët që mos të dëgjohet jashtë. Sepse kur kritika a këshilla i thuhet vëllait publikisht, kjo e lëndon atë, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine vëllaut tonë, Kosovës.
Tradita e shqiptarit e do qe ne shtëpinë e vëllait, motrës, mikut, ku ne jemi sot te gjithe te sillesh me nderim e respekt e mos ta perdoresh per te lare hesapet me te ftuarit e tjere. Une nuk kam deshire ta prish kete tradite fisnike te popullit tone, edhe pse nje prej parafolesve te mi u perpoq ta transferonte debatin tone te brendshem politik ne kete salle te nderuar"
