“Zonja e vjetër” shmang “turpin”/ Napoli mund pastër Udinezen. Gjimshiti fiton duelin me Sherrin

Juventus harron të fitojë në Serie A!

Zonja e vjetër nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Venezian, duke shmangur vetëm në fund turpin e humbjes!

Bardhezinjtë shënojnë kështu barazimin e dhjetë sezonal, por në anën tjetër janë skuadra që nuk janë mundur në ketë sezon të kampionatit Italian të futbollit që luajti javën e 16-të.

Sfida në Allianz Stadium nisi mirë për Juventusin, që me Gattin zhbllokoi shifrat pas 19 minutave lojë.

Pjesa e dytë i dërgoi nga parajsa në ferr!

 Ellertsson dhe Idzes për Venecian përmbysën rezultatin në 1-2 .

Juventus shmangu humbjen me një penallti të kthyer në Gol nga Vlahoviç në minutën e fundit të takimit, pas një prekje të topit me dorë në zonën e Venecias!

Napoli në anën tjetër fitoi pastër 3-1 në fushën e Udinezës!

Djemtye e Antonio Contes u rikthyen tek tre pikët pas humbjes kundër Lazios dhe ndjekin kryesuesit e Atalantës.

Thauvin zhbllokoi sfidën në minutën e 22 të takimit!
Lukaku barazoi për miqtë në pjesën e dytë ndërsa autogoli i Giannetti i dha epërsinë

Rezultati u vulos nga Anguissa 9 minuta nga fundi.

Atalanta ruajti kreun e Seria A pasi mundi në transfertë Kaljarin me rezultatin 1-0

Goli i Zaniolos në minutën e 66 vendosi takimin. Ndeshja ofroi edhe një përballje shqiptarësh.

Berat Gjimshiti luajti gjithë pjesën e dytë për Atalantën, ndërsa Alen Sherri mbetet mes lojtarëve kryesore të Kaljarit!