45 minutat e dyta mjaftojnë, Napoli përmbys Udinesen

Napoli nuk ia lejon vetes dy gabime radhazi në Serinë A.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte iu imponua me rezultatin 1-3 Udineses në Friuli në një ndeshje që pati dy tablo: në pjesën e parë vendësit kaluan në epërsi që në minutën e  22-të me Thauvin, që duhet pranuar ishte me fat në ekzekutimin e penalltisë, pasi topi i pritur nga portieri Meret përfundoi sërish në këmbët e tij e më pas në rrjetë.

Në pjesë e dytë Conte e zgjoi ekipin e tij, me rezultatin që u kthye në ekulibër nga Lukaku në minutën e 50-të, për të ardhur më pas tek autogoli i Giannettit.

Golin e sigurisë, atë të rezultatit 1-3 e shënoi Anguissa në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Napoli kthen diferencën prej dy pikësh me Atalantën  kryesuese