Luhen në të njëjtin orar, mësoni duelet që mbyllin javën e 18-të të Superiores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 09:23
Java e 18-të e Superiores do të mbyllet me 2 duele që do të luhen në orën 16:30.
Skënderbeu i Gjokës do të presë Bylisin, ndërsa Egnatia do të sfidojë në transfertë Teutën.
Kujtojmë që ditën e djeshme u luajtën edhe 3 sfidat e para të kësaj jave. Vllaznia mposhti Laçin 2-1 në “Loro Boriçi”, ndërsa Dinamo fitoi me të njëjtin rezultat derbin kundër Tiranës.
Ndërkohë sfida e luajtur në kryeqytet mes Partizanit dhe Elbasanit u mbyll në barazim 2-2.

