Dinamo fiton derbin ndaj Tiranës dhe ngjitet e para, Partizani barazon me Elbasanin dhe ''rrëshqet'' në vendin e tretë

Partizani dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. 

Sfida u zhbllokua nga Mba në të 13-të por festa nuk iu zgjati shumë të kuqve.

Elbasani arriti të shënojë dy gola në të 20-ën me Tsague dhe Mustën në të 29-ën duke përmbysur shifrat.

Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë foli më shumë për Partizanin që pati edhe më shumë raste.

Goli i barazimit erdhi nga Janjeva në të 60-ën.

Me këtë barazim Partizani renditet në vendin e 3-të me 30 pikë dhe Elbasani në vendin e 5-të me 22 pikë.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Dinamo është rikthyer në kryesimin e Superiores me pikë të barabarta me Vllazninë, pasi ka siguruar një sukses 2-1 në derbin përballë Tiranës, duke i shkaktuar humbjen e parë Gugash Maganit që nga momenti kur është ulur në stolinë e bardhebluve.

Në një ndeshje me shumë emocione, deri në sekondën e fundit, dy skuadrat kanë luajtur hapur, me situata që zhvendoseshin nga një portë, në tjetrën.